09 January 2025
Oda e Avokatëve të Kosovës ka kënaqësinë t'ju ftojë në trajnimin për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës. Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar njohuritë tuaja dhe për t’u përgatitur për provim.
Trajnimi do të mbahet çdo të shtunë dhe të diele në zyrat e OAK-së, nga ora 10:00 deri në 17:00, dhe do të zgjasë 8 (tetë) javë. Pagesa për trajnim është 250 Euro.
Trajnimi do të udhëhiqet nga profesionistë të njohur dhe ekspertë të fushës juridike në Kosovë.
Për t'u bërë pjesë e këtij trajnimi, dërgoni kërkesën tuaj në e-mail adresën: [email protected] Në kërkesë, shkruani kontaktet tuaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën).
Stafi i OAK-së do t’ju informojë me kohë për detajet e fillimit të trajnimit.
Faleminderit dhe presim aplikimet tuaja!