KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Shpallen fitueset e garës për Ese, për studentet femra të Fakulteteve Juridik në Universitetet Publike në Kosovë

03 March 2021

ekipi

03.03.2021, Prishtinë - Komiteti për Çështje Gjinore i OAK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.02.2021, ka përzgjedhur fitueset e garës për esenë më të mirë sipas thirrjes për aplikim të këtij Komiteti.

Temat për të cilat studentet kanë pasur mundësi të shkruajnë kanë qenë:

· Dhuna financiare sipas Konventës së Stambollit, dhe aplikimi i kësaj konvente në Kosovë

· Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore sa i përket kontaktit me fëmijë,përmes Qendrës për Punë Sociale

· Trajtimi i dhunës në familje nga organet e rendit

Komiteti, pas shqyrtimit të eseve/punimeve të studenteve nga Fakultetet Juridike në Universitetet Publike në Kosovë, përzgjedhë fitueset si në vijim:

1. Dafinë Morina – Vendi i parë

2. Bleona Musliu – Vendi i dytë

3. Julinda Fazliu – Vendi i tretë

Fitueset e eseve/punimeve do të njoftohen nga OAK lidhur me kohën për tërheqjen e shpërblimeve.