SEARCH LAWYER

LINKS

CALENDAR

- Zyrtar për Komunikim/Informim

Zyra për Komunikim e OAK-së prezanton punën dhe aktivitetet e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) para opinionin publik, duke ndikuar në transparencën dhe bashkëpunimin me mediat dhe opinionin publik në vend dhe jashtë vendit. Të jetë sa më transparent pranë opinionit publik rreth punëve dhe aktiviteteve të kryetarit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Zyra për Informim është përgjegjëse për informimin e opinionit publik për zhvillimet dhe politikat e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK);

Në koordinim me zyrën e kryetarit dhe Drejtorin Ekzekutiv, mbulon përgjegjësit në fushën e informimit;

Organizon/planifikon të gjitha aktivitetet nga fusha e informimit, përfshirë konferencat me gazetarë, prononcimet për media, takimet e kryetarit dhe të zyrtarëve tjerë si dhe njoftoj opinionin për aktivitetet e OAK-së;

Planifikon dhe përgatitë publikimet dhe aktivitetet të tjera periodike dhe ditore me qellim të informimit të qytetarëve dhe transparencës para tyre të OAK-së;

Koordinon dhe përgatitë buletinet dhe shkrimet në Web-portalin e OAK-së;Arkivon të gjitha materialet nga fusha e informimit, ndjek dhe monitoroj shtypin ditorë dhe  atë elektronik;

Harton raporte mbi aktivitetet e OAK-së;

Njofton mediat për ngjarjet në OAK.

Zyra për Informim vepron sipas kërkesave të drejtpërdrejta të Kryetarit dhe Drejtorit Ekzekutiv.

___________________________________________________________________

Tel: +383 (0) 38 610 101 & +383 (0) 38 610 102

Adresa: Rr. Bekim Fehmiu pn. (Ndërtesa e Arting), Kati IV - Prishtinë / Kosovë

E-mail: 

E-mail i Zyres: zpi@oak-ks.org

Web: www.oak-ks.org