KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli priti në takim ekspertin, Rytis Jokubauskas në kuadër të projektit “Mbështetja Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”

31 January 2017

ekipi

Prishtinë, 31.01.2017 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv , z. Yll Zekaj kanë pritur në takim ekspertin, z. Rytis Jokubauskas në kuadër të projektit “Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, e mbështetur nga Bashkimi Evropian nga projektet e IPA.

Kryetari Havolli gjatë takimit ka informuar ekspertin Jokubauskas për rolin dhe funksionimin e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe zhvillimet të cilat janë duke e përcjellur institucionin e avokatisë në Kosovë.

Eksperti, z. Rytis Jokubauskas falënderoj kryetarin e OAK-së për gatishmërinë në ofrimin e informacioneve përmes se cilave do të mund të hartohet Plani strategjik për OAK-në, përkrahjen e Zyrës Disiplinore dhe të Prokurorit Disiplinor në OAK, për të cilat komponenta është edhe i angazhuar eksperti Jokubauskas për Odën e Avokatëve në kuadër të projektit Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore.

Eksperti Jokubauskas takoi edhe disa nga anëtarët e Komisionit Disiplinor të OAK-së me të cilët diskutoi lidhur me efikasitetin dhe sfidat në trajtimin e lëndëve dhe evidentimin e çështjet tjera të nevojshme të këtij Komisioni, për të cilat, eksperti do t’i përfshijë në Planin Strategjik për OAK-në.

Oda e Avokatëve të Kosovës është pjesë e projektit “Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, ku për periudhën 3 vjeçare do të ndihmohet sistemi i avokatisë në Kosovë dhe avancimi i mëtutjeshëm për një avokati profesionale të parapara me standardët ndërkombëtare.