KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Sot, Kryetari i Odës Osman Havolli nënshkroi Aktin zyrtarizues për blerjen e Objektit

17 February 2019

ekipi

Të respektuar Avokatë,

Duke u nisë nga nevojat e kahershme të Odës së Avokatëve të Kosovës që të kemi një shtëpi për avokatë, sot në 11 vjetorin e Pavarësisë, me datë 17.02.2019, kam kënaqësinë që në emrin tuaj të nënshkruaj aktin solem për zyrtarizimin e blerjes së ambienteve për zyre të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Ky angazhim i përbashkët, paraqet një vepër pune që e bëmë realitet, të cilën me siguri se do ta kujtojmë përherë, e të cilën do ta gëzojnë gjeneratat pas nesh.

Urime.

Kryetar i Odës,
Osman Havolli