Komisioni i Ankesave shqyrtoi 5 lëndë
23 July 2015
Prishtinë, 23.07.2015 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave.
Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:
- Adem Vokshi - Kryetari i komisionit, avokat nga Prishtina
- Abdylaziz Sadiku - Anëtar i komisionit, avokat nga Gjilani,
- Myhedin Bekeri - Anëtar i komisionit, avokat nga Rahoveci,
- Feriz Gërvalla - Anëtar i komisionit, avokat nga Prishtina.
- Ma.sc.Vjollca Ajeti - Zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtua gjithsej (5) pesë lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:
- 3 lëndë - Refuzohen ankesat e palëve në procedurë, dhe VËRTETOHEN vendimet e Komisionit Disiplinor të OAK-së.
- 1 lëndë – Hudhet ankesa e palës në procedurë, kundër vendimit të Këshillit Drejtues të OAK-së si e papranueshme.
- 1 lëndë – Aprovohen ankesat e palës në procedurë, Prishet vendimi i shkallës së parë, dhe çështja i kthehet Komisionit Disiplinor të OAK-së në rishqyrtim dhe rivlerësim.