17 May 2016
Prishtinë, 17.05.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave. Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtuan gjithsej (6) pesë lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:
1 lëndë - Refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorit Disiplinor të OAK-së, dhe Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.
4 lëndë - Aprovohen ankesat e palëve si të bazuara, Ndryshohen vendimet e Komisionit Disiplinor të OAK-së.
1 lëndë- Refuzohet ankesa e palës si e pa bazuar, dhe Vërtetohet vendimi I Komisionit Disiplinor të OAK-së.
Komisioni i Ankesave i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullorës për Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit. Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.