KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni i Ankesave shqyrtoi 8 lëndë

06 March 2017

ekipi

Prishtinë, 06.03.2017 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit të Ankesave të OAK-së. Të pranishëm në Kolegjin e Komisionit të Ankesave ishin:

  • Ramë Dreshaj - Kryetar i Komisionit të Ankesave
  • Tomë Gashi - Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Sahit Bibaj - Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Vjollca Ajeti- Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit të Ankesave të OAK-së, u shqyrtuan (8) lëndë, komisioni mori vendim:

  • (3) Lëndë, Aprovohen si të bazuara ankesa e ankuesve, dhe anulohen vendimet e Këshillit Drejtues të OAK-së.
  • (2) Lëndë, Aprovohen pjesërisht si të bazuar ankesat e ankuesve, vetëm përkitazi me lartësinë e dënimit.
  • (1) Lëndë, Refuzohet si e pabazuar ankesa e ankuesit dhe vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.
  • (1) Lëndë, Refuzohet si e pabazuar ankesa e ankuesit dhe vërtetohet vendimi i Këshillit Drejtues të OAK-së.
  • (1) Lëndë, Pushohet Procedura Disiplinore për shkak të parashkrimit absolut.