17 September 2022
Më 17 Shtator 2022, (e Shtunë) në Restaurant “Natyral” – Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Parimet e përgjithshme të Kodit të etikës dhe sjellja profesionale”.
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 30.
Ligjërues i këtij seminari ishte: z. Kemajl Ademaj (Avokat).
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numrohën kredi të AVLO-së.