11 November 2022
Gjilan, 11.11.2022 - Në vazhdim të përpjekjeve të Odës së Avokatëve të Kosovës, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e punës së saj, sot në Gjilan është duke u mbajtur punëtoria tre ditore në të cilën po marrin pjesë tri organet disiplinore si: Zyra e Prokurorit Disiplinor, Komisioni Disiplinor dhe Komisioni për Ankesa.
Në këtë punëtori, temë qendrore është plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores për Procedurën Disiplinore për Avokatë dhe Praktikantë.
Në hapje të kësaj punëtorie të organeve disiplinore, me një fjalë rasti i’u drejtua edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi, i cili theksoi se Oda e Avokatëve të Kosovës është duke punuar shumë për të fuqizuar normativën, e cila si qëllim primar ka rritjen e imazhit dhe profesionalizmit, që patjetër do të fuqizoj rolin e avokatisë dhe të avokatëve në tërësi.
Kjo punëtori do te zgjas tri dite, dhe po përkrahet nga Misioni i OSBE në Kosovë.