11 March 2023
11.03.2023 - Qendra Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim me IRZ-në, kanë organizuar trajnimin me temë: "Procesi penal për të mitur: Roli dhe detyrat e mbrojtjes në procedurën paraprake".
Me një fjalë rasti i'u drejtuan të pranishmëve, u.d. Kryetari i Degës Regjionale të avokatëve në Prizren, z. Visar Ostrozubi, i cili në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, falenderoj Fondacionin gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Odën e Avokatëve, derisa nga IRZ fjalën përshëndetëse e dha znj. Anja Finke, Zëvendësdrejtore e Projektit për Europën Juglindore II.
Ligjërues i këtij trajnimi ishte: z. Lukas Pieplow, Avokat në Gjermani.
I njëjti trajnim do të vazhdoj edhe nesër me grupin e dytë të avokatëve nga Regjioni i Prizrenit.
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (5 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.
Plotësim i lajmit:
Me datë 12.03.2023, këtë trajnim e ndjekën edhe grupi i dytë i avokatëve nga Dega Regjionale e Prizrenit.