POTRAŽITE ADVOKAT

LINKOVI

KALENDAR

Qendra Trajnuese

Me qëllim të përkrahjes së studenteve femra të cilat planifikojnë të hyjnë në profesionin ligjor duke i njoftuar me avoaktet femra të cilat kanë pasur sukses në profesionin ligjor, QTA në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës shpallin konkurin për rekrutimin e studenteve nga Fakultetit Juridik dhe në bashkëpunim me kryetaren e Komitetit për Çështje Gjinore në OAK përzgjedhin mentorueset (avokatet) per këtë projekt.

Projekti “Mentorimi i gjeneratave” ka filluar në tetor të vitit 2013 dhe do të zgjasë deri në mars 2014.

Duke parë interesimin si të mentorueseve ashtu edhe të mëntoreve ky projekt është treguar më se i suksesshëm dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2014  me qëllim të eliminimit të vështirësive për femrat gjatë hyrjes në karrierën ligjore, siç është balancimi punë/jetë, diskriminimi dhe mungesa e përkrahjes e të avancoj raportet në mes studenteve femra dhe atyre që ushtrojnë profesionin si Avokate.

Ju lutem shkarkoni dokumentet e më poshtme

Qendra Trajnuese në kuadër të Odës së Avokatëve të Kosovës është themeluar me me qëllim që të mbështesë ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve tek Avokatët, Praktikantët e Avokatisë dhe komunitetit ligjor në Kosovë në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve më të zhvilluara.

Roli jetik i trajnimit të Avokatëve dhe Praktikantëve të Avokatisë është përmirësimi i aftësive profesionale dhe përmirësimi i bazës së njohurive në mënyrë që secili prej tyre të mund të kontribuoj në mënyrë optimale për arritjen e qëllimeve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Ndër kompetencat kryesore të Qendrës Trajnuese janë: organzimi i trajnimeve të obligueshme për Avokatët (AVLO), organizimin e procesit të specializimit për Avokatë, provmin e etikës për Avokatë, trajnimin për kandidatët që do t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, programin e trajnimit gjithpërfshirës për praktikant, programin e mentorimit për studentet femra, provimin e përshtatshmërisë për avokatët e huaj, trajnimet për trajnues si dhe hulumtime e publikime nga fushat të ndryshme me interes për përfitesit e aktiviteteve profesionale të Odës së Avokatëve.

Aktivitetet e rregullta ditore të Qendrës Trajnuese realizohen nga Koordinatori i Qendrës Trajnuese.

E-mail: info@oak-ks.org

Arsimimi i Vazhduar Ligjor Obligativ për avokatët është program trajnimi i përcaktuar me Ligjin për Avokatinë, Statutin e OAK-së dhe Rregulloren për Arsimimin e Vazhduar Ligjor Obligativ e miratuar nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovë e cila ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2014. Ky program trajnimi ka për qëllim përmbushjen e nevojave dhe pritjeve për një avokati me integritet të lartë profesional, etike, të paanshme, të pavarur dhe moderne.

Objektivat kryesore të AVLO janë:

Arsimim Ligjor për avokatët lidhur me reformat legjislative si dhe zhvillimet në praktikën e avokatisë;
Ofrimi i mbështetjes profesionale avokatëve në punën e tyre praktike;
Nxitja e shkëmbimit të njohurive, metodave dhe praktikave më të mira profesionale;
Forcimi i shkathtësive profesionale të shkrimit, arsyetimit dhe argumentimit gjatë zbatimit të ligjit në praktikë;
Dhënia e kontributit për mbajtjen e avokatëve të informuar për zhvillimet në lëmin e jurisprudencës, ekonomik, social dhe kulturor;
Ngritja e njohurive të avokatëve rreth të drejtës ndërkombëtare në veçanti të Drejtës Evropiane;
Ofrimi i një qasje multidisiplinare për temat apo çështjet e adresuara nga nevojat për trajnim të avokatëve;

Ju lutem shkarkoni dokumentet e më poshtme

  •  

Provimi i Etikës Profesionale

Sipas Ligjit për Avokatinë, një ndër kushtet për regjistrimin e kandidatëve për Avokatë është dhënia e Provimit të Etikës Profesionale. Kandidati, i cili ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Regjistrin e Avokatëve, i nënshtrohet provimit të Etikës për avokat para një Komisioni të veçantë, i cili caktohet nga Këshilli Drejtues.

Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij provimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës.

Provimi i etikës Profesionale ka filluar të organizohet që nga korriku i vitti 2013 dhe organizohet 6 (gjashtë) herë në vit, përkatësisht çdo 2 (dy) muaj. Kandidatët të cilët kalojnë me sukses Provimin e Etikës Profesionale certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Procedura e organzimit të Provimit të Etikës Profesionale për kandidatët për Avokat është e rregulluar me rregullore të veçnatë e miratuar nga Këshilli Drejtues i OAK-së.

Trajnimi për kandidatët për Provim të Jurisprudencës

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e datës 31/10/2013 ka vendosur që Qendra Trajnuese e OAK–së, të filloj me organizimin e seminareve për përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në dhjetor 2013 ka filluar sesioni i parë i trajnimeve me Kandidatë potencial për Provimin e Jurisprudencës të cilat trajnime kanë zgjatur deri ne fund të Janarit 2014. Ligjëruesit e seminareve janë ekspert të lëmive përkatëse duke i ftuar që të ndajnë dhe prezantojnë njohuritë e tyre me pjesëmarrësit në mënyrë që të kultivohen aftësitë juridike, të bëhet ngritja e kapaciteteve si dhe zhvillimi i shkathtësive praktike tek kandidatët potencial për provimin e Jurisprudencës.

Nëpërmjet organizimit të këtyre sesioneve, është arritur aftësimi i këtyre kandidatëve dhe po ashtu është krijuar një çasje cilësore e tyre në aktivitetet që do të shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e të gjithë atyre që janë në proces e sipër për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, mundësinë për ngritjen profesionale të tyre dhe përfundimit me sukses të provimit.

Aplikimi për këto trajnime bëhet pas shpalljes së konkursit nga Qendra Trajnuese e OAK-së.

Programi Gjithperfshires per Praktikant

Në strukturën e saj OAK ka edhe praktikantë. Përgatitja, aftësimi dhe pajisja e tyre  me njohuri praktike për ushtrimin e pavarur të profesionit është qëllimi kryesor i këtij programi gjithëpërfshirës.

Tërë programi reflekton frymën e përgjithshme të avokaturës si shërbim i pavarur profesional. Te gjenerata e re krijohet ndjenja e përkushtimit ndaj parimeve të drejtësisë, profesionit ligjor, moralit dhe besimit profesional.

Aftësimi për mbrojtjen e përkushtuar të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit pa dallim race, përkatësie etnike,bindjeje fetare apo politike, prejardhje sociale do qëndron në themelet e këtij programi.

Ju lutem shkarkoni dokumentet e më poshtme

Avokat i huaj i cili e ka fituar të drejtën për ushtrimin e profesionit të avokatit në shtetin amë, mund të ushtrojë profesionin e avokatit në Republikën e Kosovës në pajtim me kushtet e përcaktuara me Ligjin për Avokatinë dhe aktet tjera të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës mban regjsitrin e avokatëve të huaj në të cilin shënohen të dhënat e njëjta sikurse edhe në regjistrat e avokatëve vendor, si dhe të dhënat lidhur me regjistrimin nga autoriteti përkatës i vendit ku është i licencuar avokati dhe të dhënat lidhur me Provimin e Përputhshmërisë (PP).

Provimi i Përputhshmërisë organizohet vetëm në bazë të kërkesës të parashtruar nga avokatët e huaj, e cila duhet të jetë në përputhje me Rregulloren për Licencimin e Avokatëve të Huaj.

Provimi i Përputhshmërisë për Avoaktët e Huaj përfshinë testimin e njohurive themelore në:

- Sistemin juridik të Kosovës,

- Rregulalt e procedurave nën të cilat trajtohet rasti i përfaqësuar dhe

- Kodi i Etikës dhe sistemi displinor i OAK-së,

Me qëllim të ngritjes së performancës së trajnuesve dhe cilësisë së trajnimeve në kuadër të Qendrës Trajnuese të OAK, organizohen trajnime të rregullta për Trajnues.

Këto trajnime kanë për qëllim që të nxiten trajnerët e Qendrës Trajnuese të OAK-së që të zbatojnë Doracakun e Trajnimeve të QTA/OAK-së, rifreskimin e njohurive të trajnuesve rreth teknikave interaktive të trajnimit të të rriturve që do të zbatohen në trajnimet e OAK-së, metodologjinë e hartimit të agjendave dhe strukturës së përmbajtjes së trajnimeve, pastaj teknikat interaktive të trajnimit duke demonstruar shembuj praktik, hartimin e agjendave dhe planit të trajnimeve konkrete në punë me grupe nga pjesëmarrësit duke përdorur shembuj praktik se cfarë duhet të përfshijë plani i trajnimeve (objektivat, skicën e përmbajtjes substanciale të trajnimit dhe teknikat interative të trajnimit).

Këto trajnime zhvillohen në mënyrë bashkëbiseduese me pjesëmarrësit të cilët janë trajnerët e ardhshëm të Qendrës Trajnuese duke shkëmbyer përvoja dhe duke dhënë idetë e tyre në relacion me praktikat më të mira të realizimit të trajnimeve.

Këto trajnime janë mbështetur edhe nga NCSC dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës.

 

Specializimi i Avokatëve

Zhvillimi i shkathtësive profesionale të avokatëve është një prej objektivave strategjike të Odës së Avokatëve të cilin synon ta arrij përveç tjerash nëpërmjet procesit të specializimit të avokatëve. Specializimi i avokatëve është përcaktuar me Ligjin për Odën e Avokatëve të Kosovës, Statutin e saj, Rregulloren për Specializime dhe aktet tjera normative të OAK-së.

Sipas Ligjit për Avokatinë dhe akteve normative të OAK-së, avokati mund të kërkojë nga Këshilli Drejtues i OAK-së t'i pranohet specializimi në ndonjë lëmi të së drejtës dhe e njëjta të regjistrohet në regjistrin e avokatëve dhe mund të ceket në emërtimin e zyrës së avokatit.

Bazuar në Statutin e OAK-së, specializimi ofrohet në 10 degë të së drejtës, ndërsa sipas Rregullores për Specializime e cila ka hyrë në fuqi me 1 janar 2014 OAK në vitin e parë të hyrjes në fuqi të kësaj Rregullore do të ofroj specializime vetëm në tri degë dhe atë në të drejtën penale, në të drejtën civile dhe të drejtën komerciale.

Specializimi i avokatëve nuk është i obliguar dhe pavarësisht nga specializimi apo jo, nuk kufizohet e drejta e avokatëve në ofrimin e ndihmës juridike në një degë të caktuar siç është përcaktuar me ligj.

Hulumtimet në fushën e drejtësisë

Krahas trajnimit për avoaktë dhe kategoritë tjera të profesionistëve ligjor, Qendra Trajnuese e OAK-së do të organizoj edhe hulumitme të ndryshme lidhur me problemet ligjore në mbështetje të zhvillimit të profesionalizmit, paanësisë dhe pavarësisë së profesionit ligjor.

Nëpërmjet këtyre hulmutimeve Qendra Trajnuese e OAK-së synon  që përfituesve të vet t’iu ofrojë mbështetje praktike dhe teknike për hulumtim. Në këtë drejtim do të ofrohet mbështetje profesionale si dhe qasje në informacione të besueshme përmes përdorimit të teknologjisë informative dhe burimeve ligjore të siguruara nga OAK, me qëllim të rritjes së cilësisë në ofrimin e ndihmëps juridike dhe ushtrimin e profesionit ligjor për të gjithë përfituesit e aktiviteteve trajneuse të QTA/OAK.

Si rezultat i këtyre hulmutimeve, por edhe në bazë të iniciativave vetanake të avokatëve dhe profesionistëve ligjor Qendra Trajnuese do të realizoj publikime të ndryshme të cilat do t’i shërbejnë anëtarëve të OAK-së dhe komunitetit të gjerë të juristëve në Kosovë.